KreuCelebrity

Pronarët shqiptarë të “House of Zana” fitojnë gjyqin Zarës!

“House of Zana” ka mundur në një betejë të gjatë gjyqësore për emrin e markës, gjigantin e botës së modës, kompaninë spanjolle “Zara”.

Zara u përpoq që nëpërmjet një procesi gjyqësor ta bënte kompaninë me bazë në Darlington që të ndryshonte emrin, pasi ishte “ngjashmëria krijonte konfuzion” për blerësit.

Amber Kotrri, e cila drejton “House of Zana” në Mbretërinë e Bashkuar, themeloi dhe e emëroi kompaninë e saj në vitin 2019 duke u bazuar në fjalën shqipe “zanat”.

Pas pretendimeve të Zarës, gjykata zbuloi se lidhja ishte “shumë e parëndësishme”. duke e bërë Amber fitues të gjyqit. Zara nuk ka komentuar mbi humbjen, thjesht ka pranuar duke i uruar suksese emrit shqiptar “Zana”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF