KreuCelebrity

Këngëtari i njohur kërcënon Elvana Gjatën!

Vokalisti i grupit “Ilirët”, Shemsi Krasniqi, ka tentuar të këndojë në skenën e festivalit “Sunny Hill” këngën “Mora fjalë”, edhe pse nuk ka qenë i ftuar.

Ai ka hedhur akuza të rënda kundrejt Dukagjin Lipës dhe Përparim Ramës, por jo vetëm kaq.

Së fundmi në intervistën e dhënë për emisionin “Era Verë” në T7, këngëtari ka kërcënuar rëndë dhe Elvana Gjatën pasi këndoi “Mora fjalë”’.

“Atë Elvana Gjatën, ku ta zë diku, ia tregoj unë qejfin. Di me u bërë dhe i keq unë. Po, mundet me qenë dhe kërcënim sepse ajo e ka ditur ngjarjen”, tha ai teksa ka kritikuar këngëtaren se nuk e dinte tekstin e këngës që këndoi në festival.

“Mëkati im ka qenë se kam dashur me kënduar një këngë. As nuk kam kërkuar para, as kushte. Unë vetëm kam ecur, kam mbërritur deri te skena kryesore. As një polic nuk më ka prekur me gisht. Të gjithë kanë qenë me mua. Ai i ka dënuar disa aty sepse ata e kanë kuptuar se nuk ka asnjë të keqe.


Sepse do të këndojë për heroin kombëtar. Ai e ka ditur dhe ka çuar Elvana Gjatën me kënduar. Atë Elvana Gjatën, ku ta zë diku, ia tregoj unë qejfin. Di me u bërë dhe i keq unë. Po, mundet me qenë dhe kërcënim sepse ajo e ka ditur ngjarjen. Si guxon me dalë dhe me bërë shaka me heroin e kombit.

Ajo duhet të kishte thënë jo, nuk e këndoj këtë këngë sepse nuk e kam në repertor. Shikojeni sepse këndon vetëm pak, sepse nuk din tekstin. Nuk mundet ajo torollake me na shitur mend këtu. Unë kam shkuar me kënduar këngën e Adem Jasharit”, ka thënë ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF