KreuCelebrity

Serena Williams njofton largimin nga tenisi!

Serena Williams ka deklaruar së fundmi se do të tërhiqet nga sporti pas turneut vjetor për t’u fokusuar në familjen e saj.

“Këto ditë, nëse më duhet të zgjedh midis tenisit dhe familjes sime, unë zgjedh këtë të fundit”, shkroi ajo në një ese personale për Vogue.

Williams rrëfeu se ajo po kërkon të ketë një tjetër fëmijë. por vetëm pasi të heq dorë nga sporti.

“Në vitin e fundit, Alexis dhe unë jemi përpjekur të kemi një fëmijë tjetër dhe së fundmi morëm disa informacione nga mjeku im”, shpjegoi ajo. “Unë definitivisht nuk dua të mbetem përsëri shtatzënë dhe të jem në këtë profesion”.

Serena, e cila fitoi ndeshjen e saj të parë në më shumë se një vit të hënën në National Open në Toronto, konfirmoi se do të luante në US Open në Queens më vonë këtë muaj, megjithëse pranoi se nuk e di nëse do të largohet fituese.

“Fatkeqësisht nuk isha gati të fitoja Wimbledon këtë vit. Dhe nuk e di nëse do të jem gati për të fituar Nju Jorkun. Por unë do të përpiqem”, tha tenistja.

Ky do të jetë eventi i saj i fundit Grand Slam. “Është gjëja më e vështirë që mund ta imagjinoja ndonjëherë. E urrej. E urrej që duhet të jem në këtë udhëkryq. Por vazhdoj të them me vete, do të doja të ishte e lehtë për mua, por nuk është ashtu. Nuk dua që të mbarojë, por në të njëjtën kohë jam gati për atë që vjen më pas.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF