Aktorja Sinem Unsal, e cila u bë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar me rolin e Nazllë në serialin “Doktori i mrekullive”, ka nisur një romancë të re.
Seriali i fundit në të cilin dy aktorët kanë luajtur të dashuruarit, “Gizli Sakli” u bë realitet.
Sinem Unsal dhe aktori Halit Ozgür Sari ishin çifti protagonist në serial dhe pavarësisht se u munduan të mos e tregonin historinë e tyre të cilën e vijuan edhe pas filmit, lajmi se janë duke i bërë pushimet bashkë, qarkulloi shumë shpejt në mediat turke.
Kujtojmë që më herët aktorja e njohur ka qenë në një lidhje 4-vjeçare me Kivanç Kilinç.