KreuCelebrity

Fedez vjen në Tiranë, zbulohet artisti i parë i “Sunny Hill”!

Pas suksesit në Kosovë, festivali “Sunny Hill Festival” pritet të mbahet këtë fund gushti në Tiranë, më datat 26, 27, 28.

Faqja zyrtare e festivalit në Instagram ka zbuluar artistin e parë që do të ngjitet në skenën e madhe. Bëhet fjalë për reperin e njohur italian Fedez

“Sunny Hill Festival Tirana do jetë i madh me reperin ikonik italian @FEDEZ për një shfaqje plot karizëm dhe stil”, shkruhej në njoftimin e publikuar, postim i cili është ndarë edhe nga vetë Fedez në rrjetin e tij social.

Kujtojmë që Fedez dhe bashkëshortja e tij Chiara Ferragni kanë një raport shumë të mirë me Dua Lipën. Ata shpesh herë janë parë së bashku në evente apo festa të ndyshme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF