Aktorja e njohur Delinda Disha në mars të këtij viti u përball me një ngjarje të rëndë, pasi humbi binjakët që po priste të vinin në jetë.
Së fundmi teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, një prej tyre e ka pyetur, “Si e kalove kaq lehtë situatën kur humbe bebushat? Duket sikur çdo gjë shkon shumë mirë”.
Aktorja ka zgjedhur t’i përgjigjet, duke treguar se ka vuajtur shumë dhe se dhimbja vazhdon të jetojë me të.
“Nuk e kam kaluar mirë fare, vuajta shumë. Është dhimbje që jeton me mua. Ishin 2. Jeta vazhdon kam Dasantinin, Eldon, familjen time, motrat, shumë njerëz që kanë nevojë për mua dhe dashurinë që i fal unë”, ka shkruar aktorja.