KreuCelebrity

Tanimë mund të dilni nga grupi i Whatsapp pa e kuptuar njeri!

Të gjithë besojmë keni qenë qoftë edhe në një grup Whatsapp.. E nëse keni dashur të dilni, por ju ka penguar njoftimi që shkon te kushdo “X left the chat”, tanimë nuk do jetë më pengesë.

Me ndryshimet e reja, kush nuk dëshiron të jetë pjesë e një grupi, mund të dalë pa asnjë problem. Të vetmit që do t`i shkojë njoftimi për largimin, do të jetë administratori i grupit.

Ndryshimet e tjera që do të bëjë Whastsapp lidhen me privatësinë. Qëllimi është që bisedat online të jenë po aq të sigurta dhe private sa ato ballë për ballë.

Gjithashtu secili prej nesh do të mund të shikojë se kush po kërkon për të parë statusin tonë dhe do të mundmi të zgjedhim se kë do të lejojmë të bëjë diçka të tillë..

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF