Moderatorja e njohur Orinda Huta është një nga vajzat më të bukura të ekranit shqiptar.
Ajo gjithashtu është shumë e ndjekur në Instagram, aty ku moderatoja ndan me ndjekësit vazhdimisht momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi Orinda ka ndarë video nga momenti kur mbesa e saj ka shpuar veshët për herë të parë, dhe krah saj ka shkruar, “Nuk të lë të ikësh tezja pa i bërë të gjitha. Hanna ime i çpoi veshët për herë të parë”.
Por mesa duket Orinda ka marrë shumë mesazhe nga ndjekësit të cilët e kanë korrigjuar në lidhje me fjalën “shpoi” që ajo e ka shkruar gabim, “çpoi”.
Këtë na i ka treguar vet ajo pasi ka publikuar sërish videon edhe ka shkruar, “I shpoiii, sa qesharak është inboxi im ndonjëherë”, duke treguar në këtë mënyrë që kritika e ndjekësve nuk i ka pëlqyer aspak./bordo.al