Dy muaj pas ndarjes nga Shakira, Gerard Pique thuhet se po takohet fshehurazi me një studente 23-vjeçare që studion marrëdhënie me publikun.
Gerard me sa duket tashmë është larguar nga partnerja i tij afatgjatë pasi “The Sun” raporton se ai ka krijuar një romancë të re me Clara Chia Marti, të cilënthuhet se e ka takuar ndërsa ajo ishte duke punuar në kompaninë e tij të prodhimit “Kosmos”.
Ndërsa ndarja e tij nga Shakira u zbulua në qershor, mediat britanike raportojnë se Gerard dhe Clara, e cila është 12 vjet më e re, janë takuar me njëri-tjetrin ‘për muaj të tërë’.
“Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë. Ajo është një studente që punon për të edhe në zyrën e tij, duke organizuar evente. Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë ata rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh. Njerëzit i kanë ndihmuar ata ta mbajnë në heshtje romancën dhe kanë fshirë llogaritë e rrjeteve sociale të Clara-s në mënyrë që njerëzit të mos mund të gjejnë fotografitë e saj.”, tha një burim për “The Sun”.