Elvana Gjata ishte një ndër këngëtaret shqiptare të përzgjedhura për të performuar në “Sunny Hill Festival”.
Elvana së fundmi ka kaluar kohë pak kohë me këngëtaren me famë botërore, Dua Lipën dhe familjen e saj.
Këtë na e ka treguar vet këngëtarja teksa ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram fotografi me Dua Lipën.
“Një artiste e vërtetë, një shpirt i bukur brenda dhe jashtë. Kalova një kohë kaq të shkëlqyer me ju, Dua Lipa dhe familjen tuaj të mrekullueshme. Një artiste e vërtetë, një shpirt i bukur brenda dhe jashtë, ndërsa vazhdon të jesh kaq modeste! Të gjithë jemi krenarë për karrierën tënde dhe për gjithçka që ke bërë për festivalin, për Kosovën dhe shqiptarët në mbarë botën. Shumë dashuri.”, shkruan Elvana.