KreuCelebrity

Gjendet i vdekur artisti i njohur, dyshohet se u vra nga djali!

Gord Lewis, kitaristi dhe anëtari themelues i grupit ikonik Teenage Head, ka vdekur.Ai ishte 65 vjeç dhe dyshohet se është vrarë nga djali i tij, Jonathan Lewis.

Sipas policisë në Hamilton, djali 41-vjeçar i Leëis, Jonathan Leëis, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të shkallës së dytë. Policia e akuzon Jonathanin për vrasjen e babait të tij brenda banesës së tij diku javën e kaluar.

Lajmin e trishtë për vdekjen e artistit e bëri të ditur grupi me anë të një njoftimi në Instagram.

“Jemi zemërthyer dhe ende përpiqemi të pranojmë humbjen e mikut, shokut të grupit dhe vëllait tonë Gord Lewis. Zemrat tona janë me familjen e tij dhe me të gjithë ata që e njihnin dhe e donin. Gord ishte një forcë dhe një frymëzim për shumë njerëz. Të morën prej nesh shumë shpejt”, thuhej në njoftim.

 

 

A post shared by Teenage Head (@teenage_head_official)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF