KreuCelebrity

Ndahet nga jeta aktorja Anne Heche!

Aktorja fituese e çmimit Emmy, Anne Heche, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare, pasi fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar dot dëmtimeve të marra në aksidentin që pësoi një javë më parë.

“Sot humbëm një dritë të ndritshme, një shpirt të sjellshëm dhe të gëzuar, një nënë të dashur dhe një mike besnike”, tha një përfaqësues i yllit për PEOPLE në një deklaratë në emër të familjes dhe miqve të Heçes.

Përfaqësuesja e familjes konfirmon për PEOPLE se, ndërsa Heche është ligjërisht e vdekur sipas ligjit të Kalifornisë, zemra e saj ende rreh dhe nuk i është hequr asistenca jetësore në mënyrë që t’i lejojë Fondacionit OneLegacy kohë të mjaftueshme për të gjetur pacientët që do të jenë në përputhje me organet e saj.

Familja tha se ka qenë “zgjidhja e saj prej kohësh” për të dhuruar organet e saj.

Aktorja ka sy dy fëmijë, më i madhi nga dy djemtë e Heche, Homeri, 20 vjeç, shprehu gjithashtu trishtimin e tij në një deklaratë për PEOPLE, “Vëllai im Atlas dhe unë humbëm nënën tonë. Pas gjashtë ditësh lëkundjesh emocionale pothuajse të pabesueshme, kam mbetur me një trishtim të thellë dhe pa fjalë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF