Aktori i njohur Steve Martin në një intervistë të dhënë së fundmi në “The Hollyëood Reporter, ka zbuluar se mund të tërhiqet nga aktrimi.
Ai aktualisht luan në serialin Hulu, “Only Murders In The Building” së bashku me Martin Short dhe Selena Gomez, por nuk do të ndjekë më shumë role pas përfundimit të serialit. “Kur të përfundojë kjo shfaqje televizive, unë nuk do të kërkoj filma të tjerë”, deklaroi Steve për “The Hollyëood Reporter”.
Jashtë aktrimit, projektet e tij të ardhshme përfshijnë librin e tij të 12, si dhe një dokumentar .
Kujtojmë që Martin u shfaq për herë të parë në televizion në The Smothers Brothers Comedy Hour në vitin 1968.Ai realizoi filmin e tij të parë artistik në 979, The Jerk, një komedi ku luajti me të dashurën e tij të asaj kohe Bernadette Peters.



Horoskopi ditor, e premte 12 gusht 2022







Horoskopi ditor, e enjte 11 gusht 2022









Horoskopi ditor, e mërkurë 10 gusht 2022
