Ylli i muzikës botërore Madonna ka dhënë një intervistë së fundmi për “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku ka zbuluar se si një incident në skenë desh i dha fund karrierës së saj.
Ajo shpjegoi se performanca e saj gjatë “MTV Video Music Awards” në 1984 mund t’i kishte kushtuar shumë.
Kur këngëtarja, 26 vjeçe asokohe, u ngjit në skenën e MTV për të performuar, pësoi një incident në veshje duke treguar më shumë seç duhet.
“Ishin ditët kur nuk duhej të tregoje të pasmet për të pasur një karrierë. Tani është e kundërta”, vazhdoi ajo duke shtuar se përfaqësuesit e saj në prapaskenë e konsideruan karrierën e saj të mbyllur pas incidentit.
“Kur shkova në prapaskenë, menaxheri im më tha se karriera ime sapo kishte mbaruar”, u shpreh ajo.


Celebrity
Horoskopi ditor, e premte 12 gusht 2022







Celebrity
Horoskopi ditor, e enjte 11 gusht 2022









Celebrity
Horoskopi ditor, e mërkurë 10 gusht 2022

