Në jetë është e vështirë të gjesh miq të vërtetë, ama kush e arrin këtë gjë është padyshim me shumë fat. Miqësia është një nga gjërat më të vyera, e cila me kalimin e kohës vërtetohet se sa e pastër dhe e sinqertë është.
Një model ideal i një miqësie të mirë është ajo mes aktores së njohur Mariana Kondi dhe politikanes Mimi Kodheli.
Së fundmi dy miket janë takuar për të kaluar kohë së bashku, dhe aktorja ka zgjedhur që të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi ku ato shfaqen të buzëqeshura në krah të njëra-tjetrës.
“Qysh të vogla dhe der tash shoqe të mira! Kalon në jetë shumë dallgë të forta, por i kalon vet……Më mirë besoj! Miqësi e vërtetë, pa interes dhe e veçantë!”, ka shkruar Mariana Kondi.
Epo ku ka më bukur se kaq, dy zonja që frymëzojnë jo vetëm në anën profesionale por edhe në atë personale..

Horoskopi ditor, e premte 12 gusht 2022







Horoskopi ditor, e enjte 11 gusht 2022









Horoskopi ditor, e mërkurë 10 gusht 2022


