Heidi Klum duket e pabesueshme në moshën 49-vjeçare dhe më në fund po zbulon sekretet e saj kundër plakjes.
Në një intervistë të dhënë së fundmi në “Daily Pop”, supermodelja ka folur për martesën e saj me bashkëshortin Tom Kaulitz, duke bërë shaka për mënyrën sesi muzikanti i cili është 17 vjet më i vogël se ajo e ka ndihmuar atë të ruajë shkëlqimin e saj rinor përgjatë viteve.
“Unë i thith gjakun atij, kjo është ajo që bëj“, u shpreh supermodelja sigurisht kjo në formën e shakasë. Më tej anëtarja e jurisë së America’s Got Talent u shpreh se e njeh shumë mirë partnerin e saj dhe të dy shkojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin.
Kujtojmë që Klum dhe Kaulitz u martuan në një ceremoni të mbushur me yje të showbizit në Capri, Itali, në gusht të vitit 2019 ndërsa fejesa e tyre ndodhi në prag të Krishtlindjeve në 2018.




Horoskopi ditor, e premte 12 gusht 2022







Horoskopi ditor, e enjte 11 gusht 2022








