Ylli i muzikës pop Britney Spears ka reaguar së fundmi ndaj videove të shpërndara nga ish-bashkëshorti i saj ku ajo shihet duke i bërtitur dy fëmijëve të tyre.
Më anë të avokatit të saj, Mathew Rosengarte i kërkoi Kevin Federline të respektonte privatësinë e saj. “Britney i ka mbështetur fëmijët e saj dhe i do shumë. Pavarësisht nëse e kupton apo jo, zoti Federline jo vetëm që ka cenuar privatësinë dhe dinjitetin e nënës së fëmijëve të tij, por ka përdorur edhe fëmijët e tij, privatësinë e të cilëve duhet të mbrojë”, thuhet në deklaratë.
“Duke lënë mënjanë intervistën e tij në TV, vendimi i keq i zotit Federline për të postuar një video të vjetër të fëmijëve të tij 11 dhe 12 vjeç ishte mizor, i neveritshëm. Përveç kësaj. për të nënçmuar veten dhe duke shkelur normat shoqërore, ai tani ka krijuar gjithashtu çështje të ndryshme ligjore për veten e tij, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, implikimin e statuteve të ngacmimit kibernetik”, thuhej më tej.
Avokati shtoi, “Ne po punojmë me Instagramin për të siguruar që zoti Federline t’i përmbahet rregullave të tij. Ndërkohë, siç thotë Britney, çfarëdo që po ndodh mes saj dhe djemve të saj duhet të mbetet private. Ne i bëjmë thirrje të pushojë së diskutuari publikisht për çështje private, nga të cilat nuk përfiton askush”.
Kujtojmë që grindja publike mes tyre filloi javën e kaluar kur Kevin dha një intervistë për “The Daily Mail”, duke pretenduar se djemtë e tyre nuk donin ta shihnin Spears, “Djemtë kanë vendosur që nuk duan ta takojnë tani mamanë e tyre. Kanë kaluar disa muaj që nuk e kanë parë. Ata morën edhe vendimin të mos shkonin në dasmën e saj”.