KreuCelebrity

Ledri Vula thumbon kolegët: Dikush blen klikime, dikush gjëra të tjera!

Ledri Vula është një ndër reperët më të pëlqyer të publikut shqiptar. Çdo këngë që ai sjell është padiskutim thjesht hiti i radhës.

Së fundmi, reperi ka blerë një shtëpi në Prishtinë, dhe ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij në Instagram disa fotografi, ku shihet duke firmosur dokumentat.

Me anë të postimit reperi ka thumbuar kolegët të cilët blejnë klikimet, “Dikush blen klikime, dikush gjëra të tjera”.

Kujtojmë që reperi tashmë ka krijuar një familje të bukur me blogeren Sara Hoxha, me të cilën ka dhe vajzën Poem Blu.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF