Piero Angela, pionieri i televizionit dhe përhapjes shkencore në Itali, është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare.
Lajmin e trishtë e dha djalit i tij, Albertos, me anë të një postimi në Twitter. Postimi shoqërohet me një foto që portretizon babain e tij, imazh të cilën miliona italianë e kanë njohur gjatë dekadave televizive.
Buon viaggio papà. pic.twitter.com/Rsu1CXXYV2
— Alberto Angela (@albertoangela) August 13, 2022
Piero Angela ishte aktiv në media deri në fund të jetës së tij. “Trupi im është si një makinë: motori do të ketë 80 mijë kilometra, por shoferi është vetëm 45 vjeç”, u shpreh gjatë një interviste për moshën e tij të nderuar.
Kujtojmë që Piero Angela filloi si reporter radioje, më pas u bë korrespondent i huaj dhe u vendos si drejtues i emisionit të lajmeve Rai. Ai njihet më së shumti si krijuesi dhe prezantuesi i programeve të transmetimit të modeluar sipas dokumentarëve të BBC-së dhe David Attenborough, me të cilët është krahasuar shpesh, si dhe për gazetarinë e tij shkencore të botuar në botime të shumta.