KreuCelebrity

“E ke ti radhën”, pas Salman Rushdie, kërcënohet me jetë autorja e “Harry Potter”!

Pas sulmit që u bë ndaj autorit të njohur, Salman Rushdie gjatë një leksioni në Nju-Jork, duket se edhe shkrimtarë të tjerë kanë nisur të kërcënohen.

Autorja e “Harry Potter”, Joanne Rowling, e njohur si J.K.Rowling, ka reaguar me anë të një postimi në Twitter ku shprehte trishtimin për sulmin kundrejt Salman Rushdie, por pikërisht në këtë postim, ajo është kërcënuar.

“Mos u shqetëso, e ke ti radhën”, ka shkruar një mbështetës i sulmit ndaj autorit.

Autorja menjëherë lajmëroi fansat duke i falënderuar për mbështetjen dhe duke i njoftuar se në çështjen e kërcënimit është përfshirë edhe policia.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF