Kineasti Kristaq Dhamo është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e trishtë e ka konfirmuar regjisori Joni Shanaj, i cili ka shkruar se Dhamo u shua pranë dy vajzave dhe bashkëshortes së tij, arkeologes Dhorka Dhamo.
Regjisori Kristaq Dhamo ka realizuar filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë, 64 vite më parë “Tanën”, për të vijuar më pas me dhjetëra produksione të suksesshme nga “Vendimi” te “Mëngjese lufte”.
Kujtojmë që për gjendjen e rënduar të Kristaq Dhamos familja kishte njoftuar më 10 korrik, pasi ai mungoi në shfaqjen e restauruar të filmit “Tana”.