KreuCelebrity

Grabitet shtëpia e Mariah Carey teksa ishte me pushime!

Këngëtarja e njohur Mariah Carey duhet të jetë më e kujdesshme kur poston fotografi nga pushimet.

Kjo pasi “Page Six” ka mësuar se në korrik, kur Carey ishte me pushime në Capri të Italisë, shtëpia e saj në Atlanta u grabit.

Policia e ka konfirmuar vjedhjen, por meqenëse “ky është ende një hetim i hapur, informacioni është i kufizuar”.

Ende nuk dihet se çfarë është vjedhur nga shtëpia prej 5.6 milionë dollarëshe e këngëtares. Carey bleu shtëpinë me nëntë dhoma gjumi dhe 13 banjo në nëntor të vitit 2021. Shtëpia përmban gjithashtu një pishinë, fushë tenisi dhe një shesh për lojëra.

Kujtojmë që së fundmi Carey është paditur për shkelje të të drejtave të autorit për hitin e saj të Krishtlindjeve të vitit 1994, “All I Want for Christmas is You”.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF