KreuCelebrity

Sulmoi një person, Fero del nga burgu pas disa javësh!

Fero, i cili u arrestua rreth tre javë më parë pas publikimit të një videoje ku shihej teksa dhunonte një person brenda makinës, është liruar nga paraburgimi.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i reperit, i cili ka njoftuar se Gjykata Themelore e Gjilanit ka ndërprerë masën e paraburgimit për Feron.

Reperi, sipas avokatit, është liruar pasi ai e ka pranuar fajësinë dhe ka arritur dakordësi me palën e dëmtuar.

“Sot kemi pranuar aktvendimin nga Gjykata Themelore e Gjilanit, ku klientit tim i është ndërprerë masa e paraburgimit. Kjo vjen në sajë të pranimit të fajësisë nga i pandehuri. Siç e dimë të gjithë ngjarja e shkaktuar ka qenë falë një provokimi, jo vetëm me muzikë por edhe me gjeste që ka çuar deri edhe në agresivitetin e situatës.  Dy palët janë pajtuar, Fero është shprehur i penduar për atë që ka bërë dhe kështu kanë arritur në një dakordësi dhe janë pajtuar”, ka thënë avokati.

Megjithatë ndaj Feros pritet një dënim nga Gjykata e Gjilanit, “Po, dënim do të ketë, ne po e presim vendimin final ku do të na kumtohet se me çfarë dënimi do të pasojë vepra e kryer nga klienti”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF