Në internet, plasin memet me vëthët e Kim Kardashian në shfaqjen e fundit publike!

Kim Kardashianit vetë duhet t`i kenë pëlqyer shumë derisa vendosi të shfaqej me to në publik, por jot ë gjithë ndjekësit kanë qenë dakord me formën e vëthëve të fundit “Balenciaga” të saj. Vëthët me vlerë 425 dollarë dukeshin si karta krediti që i vareshin nga koka.

41-vjeçarja u shfaq me to teksa mbërriti për pjesëmarrjen ne emisionin “Good Morning America” në New York.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale nisën të talleshin me aksesorët e çuditshëm. “Cfarë dreqin ka vendosur në vesh Kim Kardashian? Kartat e kreditit? A janë të aktivizuara për pagesa pa kontakt?”, shkruante njëri prej tyre. “A troket ajo për të paguar me kokën e saj në terminalin e pagesave? Si funksionon kjo?”, thoshte një tjetër. Ndërsa postimi më i pamërshiërshëm ishte ky: “Kim Kardashian mban vëthë tmerrësisht të shëmtuar në mënyrë që njerëzit të mos shohin flokët e saj mizorisht të shëmtuar”.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article