KreuCelebrity

Ç’mendon Amber Heard për romancën e Johnny Depp me avokaten e tij!

Pas raportimeve që ylli i “Pirates of the Caribbean” Johnny Depp është në një lidhje me ish-avokaten e tij, Joelle Rich, thuhet se aktores 36-vjeçare Amber Heard nuk i intereson.

“Amber nuk po i kushton vëmendje Johnny-t apo jetës së tij personale. Asaj nuk i intereson se me kë do të takohet dhe thjesht dëshiron të ecë përpara me jetën e saj”, ka thënë një burim i afërt me Heard për “Entertainment Tonight”.

Rich e përfaqësoi aktorin në padinë e tij për shpifje kundër botuesit të “The Sun” për një artikull në prill 2018 kundër Depp. Çështje të cilën ai e humbi përfundimisht në vitin 2020.

Joelle Rich dhe Depp nuk e kanë konfirmuar publikisht romancën e tyre. Kujtojmë që avokatja ishte gati për të ofruar mbështetje gjatë rastit të tij kundër Heard në fillim të këtij viti. Gjatë gjyqit Joelle bëri të paktën dy paraqitje gjatë gjyqit gjashtëjavor.

Padia e Depp dhe Heard mori fund në qershor, në favor të aktorit të “Pirates of the Caribbean”, vendim të cilin Heard ka pohuar se ka në plan të apelojë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF