Larg formave të kolme, Kim Kardashian shkëlqeu me pamjen e saj elegante si imazh i “Dolce & Gabbana”

Kim Kardashian i dha një tjetër pikpamje imazhit të saj teksa prezantoi markën e njohur Dolce & Gabbana gjatë Javës së Modës në Milano. Edhe më parë kemi vënë re një Kim ndyshe, duke hequr disa kilogram por kësaj radhe ajo ka marrë formën e një elegance ikonike ndyshe nga çfarë është dalluar në kohë për format e saj shumë të kolme.

Ylli televiziv, ka bashkëpunuar së fundmi me shtëpinë e modës për të dizajnuar koleksionin e ri që u paraqit gjatë shfaqjes.

Kim doli në pasarelë teksa mahniti duke u shfaqur me një fustan të gjatë të zi i mbushur me gura.

Ajo e kombinoi fustanin me gjymsë çizme të zeza me taka, një gjerdan me kryq dhe një palë vathë të ngjashëm. Flokët të cilat tashmë i ka kthyer në ngjyrë platin, i kishte të kapur topuz me baluket të cilat qëndronin të rëna përpara fytyrës dhe me një grim jo shumë të rënduar.

Duke ecur pranë yllit të dy stilistët ishin të veshur në të zeza dhe më pas bënë një ecje së bashku.


Koleksioni i ri u krijua në bashkëpunim me Kim-in, me pamjet që shfaqnin një sërë aksesorësh që mbanin emrin e saj.

Dhe duke nxjerrë tashmë koleksionin e ri në faqen e tyre të internetit direkt pas shfaqjes, blerësit tani mund të blejnë një bluzë 150 £ nga Dolce & Gabbana me një foto të Kim duke ngrënë makarona.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article