KreuBusull

Gigi Hadid sulmon Kanye West: Je bullizues dhe qesharak!

Modelja Gigi Hadid ka kritikuar reperin Kanye West për komentet e tij ndaj redaktores së modës Gabriella Karefa-Johnson.

Pas shfaqjes së Kanye West në Paris në Javën e Modës, ai u kritikua duke përfshirë veshjet e tij “White Lives Matter” në shfaqje. Mes tyre ishte edhe Karefa Johnson, e cila postoi screenshote të mesazheve që kishte ndarë me miqtë që shfaqnin shqetësimin për West.

West filloi menjëherë të reagonte kundër Karefa-Johnson, duke postuar komente tallëse për redaktoren. Në postimet që janë fshirë që atëherë nga llogaria e tij, West ndau fotografi të Karefa-Johnson, duke përfshirë një ku ai pretendonte se kryeredaktorja e Vogue Anna Wintour do t’i urrente çizmet e saj.

Kjo bëri që Hadid të ndante mendimet e saj teksa mbrojti Karefa-Johnson me të cilin ajo ka punuar në të kaluarën, duke përfshirë kopertinën e Hadid të marsit 2021 të Vogue.

“Do të dëshiroje të kishe një përqindje të intelektit të saj,” shkroi Hadid. “Ti nuk e ke idenë haha…. Pse nderi i të qenit të ftuar në shfaqjen tënde duhet ta pengojë dikë që të japë opinionin e vetë ..? Lol. Ti je një bullizues dhe qesharak”.

Ajo shtoi më tej në Story-n e saj në Instagram se Karefa-Johnson është një nga zërat më të rëndësishëm në industrinë e modës dhe mund ta “shkollojë atë njeri të turpshëm”, duke iu referuar sërish Kanye-s.

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF