Këtë të mërkurë, më 5 tetor 2022, nis aplikimi për Lotarinë Amerikane.
Të gjithë qytetarët shqiptarë mund të aplikojnë për Programin DV-2024, duke filluar prej mesditës së ditës së sotme dhe deri mw 8 nëntor 2022.
Aplikimet sikurse vitet e tjera do të bëhen në faqen zyrtare të lotarisë së vizave të diversitetit të Departamentit të Shtetit. Aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara nuk do të pranohen.
Në njoftim theksohet se aplikimet për lotari duhet të jenë në përputhje me kërkesat strikte të Departamentit të Shtetit.



















