KreuBusull

5 ditë në Estel Jewelry! Preznatohet koleksioni i ri i markës FOPE!

Dhjetori në “Estel Jewelry” nis me një event dedikuar brandit më të ri FOPE që vjen ekskluzivisht në Shqipëri në dyqanin e bizhuterive Estel.

Një event që ju mirëpret nga data 5 deri në 9 Dhjetor, dedikuar brandit më të dashur, elegant dhe modern që në thelb ka inovacionin për të ofruar gjithmonë të bukurën dhe uniken.

FOPE e themeluar në vitin 1929, është një markë Italiane e përkushtuar të ofrojë cilësinë më të lartë dhe zgjedhje të pagabueshme për të gjitha koleksionet e saj. Është një kompani ndërkombëtare, një traditë që ka evoluar për t’u bërë një nga markat më të kërkuara të bizhuterive në botë.


Një markë që padyshim do të ishte zgjedhje e “Estel Jewelry” një nga argjendarive elitë të kryeqytetit që ka ekskuzivitetin e markave të ndyshme të bizhuterive luksoze, gurëve të çmuar, orave dhe aksesorëve në Shqipëri.


Ruani datat nga 5 deri në 9 Dhjetor, ku “Estel Jewelry” ju mirëpret pranë dyqanit në qendrën tregtare Toptani, kati 0 për prezantimin e një koleksioni që padyshim do ju bëjë të dashuroheni dhe të gjeni dhuratat ideale për festat e fundvitit.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF