Aktorja e njohur turke Farah Zeynep Abdullah përballet me një dënim prej 2 vitesh e 4 muajsh heqje lirie. Akuza që mund ta cojë atë në burg është ofendimi me “mesazh audio, me shkrim apo video”.
Zeynep është e njohur në vendin tonë pasi disa seriale televizive ku ajo bën pjesë janë transmetuar në televizionet shqiptare, ndër të cilët ndoshta më i njohuri është “Kurt Seit ve Sura”, ku interpreton në krah të Kivanc Tatlitug. Aktorja pretendohet se ka ofenduar efektivin Musa Orhan, i cili pretendohet se ka sulmuar seksualisht 18 vjecaren Ipek ER, që pas agresionit, kreu vetëvrasje.
Zeynep kishte shkruar në rrjetet sociale në mbrojtje të aktores Ezgi Mola, e cila kishte bërë postime kundër Orhan dhe dhunës ndaj grave, një fenomen ky i konsideruar një plagë e shoqërisë turke.
Ezgi Mola është vetë aktualisht në gjyq për fyerje ndaj Musa Orhan.Farah thotë në deklaratën e dhënë në prokurori se kallëzimi penal i Musa Orhanit është thjesht dashakeq dhe synonte përfitimin financiar.