KreuBusull

“Nuk mund ta bësh dikë të të dojë”, Khloe Kardashian jep këshilla mbi marrëdhëniet!

“Nuk mund ta bësh dikë të të dojë”, Khloe

Khloe Kardashian ka reflektuar me ne fund mbi lidhjet e saj të dështuara. Ylli televiziv – që ka pasur lidhje me të famshmit si Lamar Odom, French Montana dhe Tristan Thompson – ndau një citim të fshirë duke u ofruar fansave të saj disa këshilla të fshehta dashurie.

“Këshilla e ditës: Nuk mund ta bësh dikë të të dojë duke i dhënë më shumë nga ato që nuk e vlerësojnë tashmë”, thuhej në mesazhin e saj.

Edhe pse Kardashian, 38-vjeçe, nuk ofroi më të dhëna se çfarë e shtyu postimin, ajo ndau dy mesazhe te tjera thote Telegrafi. “Gjërat kanë një mënyrë të mrekullueshme të funksionimit. Besojeni këtë”, thuhet në një postim të dytë, ndërsa citati i tretë që ajo postoi thoshte: “Vërtet krenare për mënyrën se si po kthehesha nga gjërat e destinuara për të më shkatërruar”.

Ata e paten fëmijën e tyre të parë së bashku, vajzën True , në prill të 2018-ës, e ndjekur nga lindja e djalit të tyre nëpërmjet një nene surrogate në fillim të këtij viti. Marrëdhënia e ndërlikuar e Kardashian me Thompson është bërë kryefjalë prej vitesh.Vetëm disa ditë para se të lindte True, u publikua lajmi se ylli i NBA-së kishte tradhtuar bionden – dhe nuk ishte hera e fundit që ai bëri një gjë të tillë.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF