“Miremëngjes yje” kështu ua ka uruar këtë ditë Arbana Osmani ndjekësve të saj. Moderatorja ka ndarë një foto të saj me shprehjen e cila u bë goxha virale gjatë “Big Brother Vip”. Ky ngacmim i saj për ndjekësit, thotë Express, vjen pas natës së parë të “Big Brother Vip Kosova”, i cili ka marrë komente të shumta.
Reality show nisi mbrëmjen e kaluar nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe aktores, Jonida Vokshi, të cilët kanë në krah edhe opinionistët Olti Curri dhe Afërdita Paqarada.
Në natën e parë u zbuluan gjithsej 14 banorë, mes tyre edhe një çift.
Pjesë e shtëpisë janë: Reperi, Getoar Aliu i njohur me nofkën Getinjo, këngëtarja Ana Kabashi, ish-konkurrentja e “Love Story”, Vivien Thano, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Artani, artisti Bekim Latifi i njohur si MC Beka, aktori i zhanrit “Drag Queen”, Edon Shileku, çifti Urim & Alisa, aktorët Shota Baraliu, Artan Thaqi, Anita Selimi, këngëtari, Gjon Karrica, modelja Gresa Hoti, Juliana Nura dhe reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi.