Bella Hadid u kurorëzua si modelja e vitit në “The Fashion Awards” 2022. Gjatë ceremonisë së organizuar në Royal Albert Hall në Londër, modelja amerikane u shpall fituese e çmimit prestigjioz, duke mposhtur Adut Akech, Lila Moss, Paloma Elsesser dhe Quannah Chasinghorse.
Për shkak të angazhimeve në punë, Bella nuk mundi të merrte pjesë, por stilisti Carlos Nazario pranoi vlerësimin nga Ashley Graham në emër të saj. “Duke qenë vajza e një babai refugjat nga Palestina dhe një nëne emigrante nga Holanda, ka një lloj etike pune që rrjedh në gjakun tonë”, tha ajo në një video të regjistruar paraprakisht.
“Nuk është të jesh më i mirë se të tjerët. Është thjesht të jesh në gjendje të kesh sukses sepse paraardhësit tanë nuk kanë pasur kurrë një mundësi si kjo në jetën e tyre. Kjo është për fëmijët palestinezë. Kjo është për fëmijët holandezë Kjo është për çdo fëmijë, emigrant apo refugjat”, përfundoi ajo. Kujtojmë që motra e Bella, Gigi Hadid u shpall modelja e vitit në 2016.
Çmimet e modës 2022 u drejtuan nga aktorja Jodie Turner-Smith, ku si stilist i vitit u zgjodh Pierpaolo Piccioli i Valentino-s. “Për mua, moda ka një përgjegjësi, unë kam një zë dhe dua ta përdor edhe për ata që nuk kanë zë”, tha Pierpaolo për Reuters në tapetin e kuq.
Lista e plotë e fituesve është si më poshtë:
Dizajneri i Vitit: Pierpaolo Piccioli për Valentino
Çmimi i Fondacionit BFC: S.S. DALEY
Marka e pavarur britanike: Ëales Bonner
Çmimi Special i Njohjes për Kurimin Kulturor: Jefferson Hack
Çmimi Modelja e Vitit: Bella Hadid
Çmimi për arritje të jashtëzakonshme: Yvon Chouinard
Çmimi Isabella Bloë për Krijuesin e Modës: Katie Grand