
Nuk është munduar as ta ndryshojë disi që të mos kuptohet, por sipas fansave të Xhensila Myrtezajt, këngëtarja me origjinë serbe Maya Beroviç ia ka vjedhur hapur njërën prej këngëve të saj.
Bëhet fjalë për këngën “Ale Ale” e cila është publikuar pikërisht sivjet nga Xhensila. Berovic prezantoi një ditë më parë projektin e saj të fundit muzikor, i cili si për cudi, ka të njëjtin titull dhe vijë melodike me këngën e Xhensilës. “Ale Ale” titullohet edhe këngë e re e Maya-s.
Kjo në fakt nuk është hera e parë që një artist me origjinë serbe kopjon një projekt shqiptar. Edhe më herët, këngëtarët e huaj kanë vjedhur këngët e këngëtarëve shqiptar, siç është vjedhur edhe kënga e Noizyt në bashkëpunim me Loredanën, por që më pas u fshi nga youtube.



















