KreuBusull

IconAlbania, faqja më e popullarizuar shqiptare në Instagram: Cilët janë dy të rinjtë pas saj!

Një ide e projektuar që në 2018-tën, IconAlbania është kthyer tashmë në faqen më të popullarizuar shqiptare në Instagram. Dy të rinj të talentuar, me ide, por edhe vullnetin për t`i bërë ato realitet, janë krijuesit e saj: Rinor Sadiku dhe Fatjon Gashi.

IconAlbania u krijua me qëllim argëtimin e publikut shqiptar, por edhe informimin e tij me lajme që përfshijnë që nga jeta e natës, kultura, filmi, arti, emisionet mediatike, ndërsa në fokus të saj ka shoëbizin shqiptar. Ishte e para faqe që mori përsipër të pasqyronte pasqyronte live pamje nga klubet e natës dhe festivalet, duke i bërë ato më të prekshme me imazhe të transmetuara drejtperdrejtë. Faqja pati bashkëpunime nga Kosova deri në Malin e Zi, ku sic thotë Rinor e Fatjoni, kanë bashkëpunuar fillimisht me Unum Festival. Në atë rast, shpjegojnë ata, “ arritëm të kemi mbi 250 mijë njerëz në storyn tone. Festivali është shpërndarë në katër anët e botës, e paskësaj erdhi bashkëpunimi me ZoneClub, Duplex, BigBen – Open Bar (Mali Zi, La casa de papel (Mali Zi) dhe H20 (Mali i Zi) .

IconAlbania ne muajt e kaluar ka postuar mbi tre mijë Story me mbi 4 mijë ikona shqiptare duke përfshirë këtu, ikonat e medias, muzikës, artit, filmit, biznesit, jetës së natës, sportit, dizajnit, medicina e të tjera.“Unë gjithmonë e kam pasur ëndërr që ta kem një adresë ku mund të lexoj e të shoh lajme të mira, prandaj kam caktuar si politikë “IconAlbania”, që ta kemi për zbavitje”, rrëfen Rinori. “Gastronomia dhe jeta e natës më ka pëlqyer përherë prandaj kam vizituar shumë klube shqiptare dhe neper bote dhe kjo na ka bërë qe dhe kontenti ynë ne Instagram te jete i veçantë”, shton ai.

Fatjoni nga ana tjetër shprehet mjaft i kënaqur që “ në një moshë kaq të re më jepet mundësia që të shprehë aftësitë e mia rreth IT dhe marketingut ne rrjetet sociale. Qëllimi im ka qene gjithmonë që të jap një kontribut për shqiptarët kudo në botë në çdo mënyrë, e ku sipas meje mënyra më e mirë për të japur një kontribut digjital ishte krijimi i faqes ICONALBANIA së bashku me kolegun tim Rinor Sadiku. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të mos ndalem në mënyrë që faqja jonë ICON ALBANIA te jetë një ndër me te popullarizuarat në Eropë”!

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF