KreuBusull

A duhet të blini ‘Followers’ për Instagramin tuaj?

A duhet të blini ‘Followers’ për Instagramin tuaj?

Nga të dhënat e publikuara deri në shkurt të vitit 2020, numri i përdoruesve aktivë të Instagramit në baza mujore ka arritur në 1 miliard, ndërsa me përdorimin ditor në 500 milionë përdorues. 120 milionë nga të gjithë përdoruesit e Instagram janë me bazë në SHBA. Me Instagram-in që duket qartë se është një nga platformat më aktive të mediave sociale, nuk është çudi që të ashtuquajturit ‘influencer’, organizatat, bizneset, politikanët, figurat publike dhe të famshmit e ndyshëm po synojnë të rrisin numrin e ndjekësve të tyre sepse tashmë është kthyer në një tregues popullariteti. ‘’Kush ka më shumë ndjekës është më i preferuari’’.

Dhe ndërsa duket se shumë emra të njohur ( nëse marrim si shembull Ellen DeGeneres, Miley Cirus etj ) po arrijnë të rrisin shumë shpejt ndjekësit e tyre në Instagram, mund t’ju themi se 40-50% e këtyre ndjekësve janë blerë. Nëse të famshmit dhe politikanët mund të blejnë ndjekës në Instagram, mundemi edhe ne, apo jo? Duket si një gjë që mund të arrihet. Por a ka pasoja? Pra për këtë temë kemi shumë pikëpyetje dhe është koha të marrim përgjigje…

Çfarë I nxit njerëzit të blejnë ‘followers’ në Instagram?

Në një botë me konkurrencë në rritje, vëmendja është në krye të mendjeve të shumicës së njerëzve. Një kontent I nivelit të lartë në Instagram është thelbësor, por në të njëjtën kohë me përmbajtjen vjen edhe dëshira për sa më shumë njohje, pra njerëz që të ndjekin.
Si për një influencues, markë, artist të ri etj, kalimi nga 1k pëlqime në 10 mijë pëlqime ose 2k ndjekës në 200 mijë ndjekës mund të jetë një ndryshim total për jetën e tyre.

Ajo cfarë është bërë problem sot është se gjatë viteve të fundit janë shfaqur në Instagram miliona profile të rreme.
Çfarë është një “profil i rremë?”
Është një profil dukshëm real por që përbëhet nga robotë që stimulojnë aktivitetin e përdoruesve, ndërsa të tjerët mund të jenë llogari joaktive që janë aty si një numër shtesë.
Për shkak se bizneset që kërkojnë sponsorizime ose reklamime, përpara se të të zgjedhin zakonisht shikojnë numrin e ndjekësve dhe aktivitetin e profilit tuaj, të gjithë kanë filluar të kërkojnë çdo mjet për të rritur ndjekësit e tyre dhe për të gjetur më shumë mundësi për marrëveshje fitimi dhe investimesh.

Në fund, këto kompani mund të mashtrohen dhe përfundojnë duke humbur një mori parash, por kuptojeni dhe influencuesit gjithashtu humbasin, sepse ata në fakt kanë dështuar në mbajtjen imazhit të vërtetë dhe me vlerë reale. Ata kthehen në imazhe të pabesueshëm.
Por pavarësisht të gjithave ky fenomen vazhdon dhe vazhdon…

Le të mësojmë pak më shumë se çfarë ndodh në të vërtetë kur blini ndjekës në Instagram, në rast se jeni ende duke e konsideruar atë.

Së pari, ka një shumëllojshmëri opsionesh për të gjetur mënyrën për të blerë ndjekës në Instagram. Ka shumë pika për blerjen e ndjekësve, nga aplikacionet në faqet e internetit, që ofrojnë çmime edhe deri në 1 dollarë.
Por e nënvizojmë e vetmja gjë që këta ndjekës mund të ofrojnë është një shifër më e lartë në profilin tuaj. A është kjo e rëndësishme? Ndoshta po. A është e vetmja gjë e rëndësishmë ? Patjetër që jo.

Në fund të fundit, duhet të kuptoni se asnjë nga këto teknika nuk do t’ju fitojë një numër të qëndrueshëm ndjekësish. Shifrat tuaja mund të jenë më të larta dhe mund të shihni një rritje fillestare të angazhimit, por ka disa anë negative.
Le të themi se keni 25 mijë ndjekës në Instagram, por ju merrni mesatarisht 150-200 pëlqime në foton tuaj. Përfundimisht, kjo tregon që instagrami juaj është ‘fake’

Një tjetër mundësi që përdoret është programimi i komenteve, por komentet ndonjëherë mund të jenë shumë të përgjithshme ose jashtë kontekstit, duke shkaktuar kështu konfuzion ose dyshim të mëtejshëm në lidhje me vërtetësinë tuaj.

Së fundi, nëse e mbushni Instagramin tuaj me ndjekës dhe angazhim të rremë, do të jetë praktikisht e pamundur për ju që të monitoroni me të vërtetë performancën e metrikës dhe përmbajtjes tuaj.

Nëse nuk mund të shihni se çfarë përmbajtje po funksionon mirë me ndjekësit tuaj të vërtetë, organikë në Instagram, zhvillimi i përmbajtjes së ardhshme do të jetë jashtë asaj që ti duhet të bësh, pra ti po orjetohesh gabim.
Pëlqimet dhe komentet që merrni nga ndjekësit e rremë nuk ndikojnë në algoritmet e Instagramit dhe nuk ju fitojnë një vend në faqen “eksploroni”.

Në fund, blerja e ndjekësve të rremë mund të jetë një zgjidhje e shpejtë tërheqëse, por nuk do të bëjë asgjë për t’ju garantuar sukses në planin afatgjatë dhe në fakt mund të shkaktojë një pengesë në të ardhmen.

Për më tepër, në fakt mund të penalizoheni nga Instagram për përdorimin e ndjekësve të rremë.

Po, e lexuat mirë. Instagram ka një sërë dënimesh për ata që gjenden duke përdorur këto taktika të rreme ndjekësish. Kur kjo ide e ndjekësve të rremë u bë një bum i madh, Instagram ndërmori një hap për të reduktuar këto llogari joautentike.

Angazhimet që mund të ishin prodhuar nga llogari joautentike u hoqën ( pra like, follow, komente ) dhe aplikacionet e palëve të treta që hyjnë në llogarinë tuaj për të prodhuar aktivitet joautentik u mbyllën.
Meqenëse këto praktika janë kundër kushteve të përdorimit të Instagram-it, ato eliminohen në mënyrë efektive dhe përfundimisht mund të pezullojnë ose fshijnë llogarinë tuaj.
Morali: MOS BLINI FOLLOWERSA PËR INSTAGAMIN TUAJ./bordo.al

Burimi: Influencive

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF