KreuBusull

Katie Holmes rikthen trendin e “urryer” te modës së viteve 2000!

Katie Holmes rikthen trendin e “urryer” te modës së viteve

Në eventin ‘Jingle Ball’ të iHeartRadio Z100 në New York, Katie Holmes riktheu një trend të modës të viteve 2000 që shumëkush e konsideron të urryer: aktorja, thote Telegrafi, ka kombinuar një fustan të shkurtër pa rripa me xhinse të gjera dhe atlete komode. Ajo e kompletoi pamjen e saj menje  grim të thjeshtë dhe një stil flokësh me vale. Ky look i saj ka qenë shkak për reagime të shumta në rrjetet sociale.

“Pse po kthehet ky trend? Në fillim të viteve 2000 ne të gjithë dukeshim katastrofë”, shkroi një përdorues i Twitter. “A ka kjo grua një stilist?”, pyeti një tjetër.

Holmes ka qenë e zënë me promovimin e filmit “Alone Together” gjatë muajve të fundit, i cili u shfaq premierë në Festivalin e Filmit Tribeca. Në prill, aktorja konfirmoi se prej disa kohësh është në një lidhje të lumtur me muzikantin Bobby Wooten.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF