KreuBusull

Mauro Icardi harron Wanda Narën? Futbollisti po takohet me një eskortë!

Telenovela Mauro Icardi-Wanda Nara duket se ka përfunduar përgjithmonë.  Raportet e fundit sugjerojnë se futbollisti argjentinas tashmë e ka harruar biznesmenen. Pas lajmeve se Wanda po del me L-Gante, duket se edhe Icardi ka nisur një lidhje të re dashurie me Guendalina Rodriguez, një eskortë e njohur transseksuale.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Rodriguez në Instagram pasi ishte e lidhur me Icardin në të kaluarën: “Me gëzim të lumtur njoftoj se unë dhe Mauro jemi sërish në lidhje. Së shpejti do t’i bashkohem. Dashuria mund të bëjë gjithçka”. Për momentin, Icardi nuk ka folur për këtë çështje, kështu që mund të jetë një përpjekje e Rodriguez për të tërhequr vëmendjen.

Influencuesja Guendalina Rodriguez, postoi gjithashtu në rrjetin e saj social Instagram një story ku shihej Icardi dhe krah fotos ajo shkruante “Të dua, Dashuri”.

Më herët është bërë me dije se Wanda Nara mund të marrë afër 100 milionë dollarë nga futbollisti, ku përfshihen “pasuri të paluajtshme, mallra dhe sende luksi”, siç theksohet nga Revista Ciudad.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF