KreuBusull

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio!

Modelja e famshme Gigi Hadid ishte shumë më e fokusuar në rritjen e vajzës së saj sesa në një lidhje me aktorin Leonardo DiCaprio.  Fotot e DiCaprios u shfaqën këtë javë me një modele më të re, por raportohet se Hadid nuk shqetësohet për to pasi ajo nuk ishte kurrë serioze me DiCaprion.

Një burim i tha “Page Six” se DiCaprio dhe Hadid, ndërsa janë parë duke u shoqëruar në shtator gjatë Javës së Modës në Nju Jork, nuk ishin seriozë për të filluar një lidhje me njëri-tjetrin në kohë të gjatë. “Prioriteti i Gigi-t është vajza e saj”, tha burimi. Modelja 27-vjeçare ndan Khai-n 2-vjeçare me ish-partnerin e saj, ish-këngëtarin e One Direction, Zayn Malik.

Një faktor tjetër që ata nuk duan të fillojnë një marrëdhënie serioze me njëri-tjetrin është se DiCaprio ka një orar mjaft intensiv të udhëtimit që vjen falë punës së tij. Kohët e fundit ai ishte në Miami dhe tani ka qenë në Los Angeles në bregun përballë. “Gigi nuk ka energji për të vrapuar pas DiCaprios”, thotë burimi.  “Rutina e tij është e tepërt për të.”

48-vjeçari DiCaprio së fundmi është parë duke dalë nga klubi Bird Streets në West Hollywood në të njëjtën kohë me modelen Victoria Lamas, 23 vjeçe, pasi kishte darkuar në ambientin që është bërë shumë i njohur në mesin e të famshëmve. Megjithatë, sipas Page Six, nuk duket se dyshja janë në ndonjë lloj marrëdhënieje.

“Të dy ishin në një darkë të madhe grupi,” tha një i brendshëm.  “Atyre iu bashkuan edhe një numër personash të tjerë në makinë” kur u larguan. Një burim i tha Page Six në shtator se DiCaprio dhe Hadid “po njiheshin me njëri-tjetrin” dhe “po e merrnin me ngadalë”.  Ata “kryesisht kanë qenë duke u shoqëruar me grupe dhe solo disa herë,” tha më tej burimi brendshëm.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF