KreuBusull

Rreziku i antibiotikëve: Përdorimi i tepërt ul rezistencën ndaj infeksioneve!

Rreziku i antibiotikëve: Përdorimi i tepërt  ul rezistencën

Ulja e temperaturave ka mbushur spitalet me pacientë të sëmurë nga ftohja dhe gripi stinor në Maqedoninë e Veriut.  Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se mbi tre herë është rritur numri i të sëmurëve me grip. Nga data 28 nëntor deri tani janë regjistruar me dhjetera raste të raportimeve në grup me grip ose sëmundje të ngjashme me gripin, që korrespondojnë me këtë periudhë të sezonit, me një rritje prej 3.2 për qind herë krahasuar me javën paraprake. Incidenca më e lartë e infeksionit me grip sezonal është te grup-mosha 5 deri 14 vjeç.

Përderisa rritet numri i infeksioneve respiratore mjekët thonë se këto janë infeksionet më të zakonshme te njerëzit, megjithatë në 90 për qind e këtyre rasteve shkaktohen nga viruse që nuk preken nga antibiotikët. Mirëpo, pacientët e kanë shumë vështirë ta kuptojnë këtë si rrjedhojë e shprehive të këqija për të trajtuar çdo sëmundje me barna pa i dhënë shans organizmit që të luftojë vetë me virozat.  “Situata bëhet e tensionuar në ambulancë pasi mjaft pacientë kërkojnë antibiotikë, pasi siç thonë më shumë se tre apo katër ditë kanë temperaturë dhe infeksioni nga ftohja nuk u kalon. Pra, insistojnë në antibiotikë dhe kjo u shkakton tensione. Këto ditë me të bërtitura u largua një burrë pse nuk i përshkrova antibiotikë, nuk arrinte ta kuptonte se s`ka nevojë për to”, thotë për Radion Evropa e Lirë mjeku, Bojan Trajkovski.

Nga ana tjetër, Liridon Disha, po ashtu mjek amë në Tetovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se nevojiten më shumë fushata ku do të jenë të detyruar mjekët, sektori civil dhe mediat për t’ua sqaruar qytetarëve se përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve shkakton vrasjen e baktereve të dobishme në trupin e njeriut dhe me këtë humbet dhe mbështetja që merr nga këto baktere të dobishme.

“Siç e dimë, çdo efekt pozitiv që ka, çdo ilaç ka dhe efektet negative dhe kjo nënkupton përveç se mbysin bakteret e dëmshme, ato mund të shkaktojnë rezistencë të lartë te llojet e ndryshme të baktereve. Bakteret në prezencë të antibiotikut dinë të modifikohen dhe të evoluojnë dhe të krijojnë një lloj baktere, qoftë duke forcuar murin bakteror, qoftë duke krijuar mekanizma të tjerë për t’i rezistuar ndikimit të antibiotikëve. Kjo është dhe arsyeja pse ne nuk duhet të përshkruajmë antibiotikë pa nevojë”. “Kemi raste të pacientëve që rezistojnë ndaj antibiotikëve, pasi atyre u janë përshkruar pa kontroll antibiotikë. Për t’i shpetuar këtij fenomeni, ne duhet ta kemi të qartë se për çdo lloj dyshimi për infeksion të mundshëm, duhet ta kontaktojmë mjekun e familjes dhe  të konsumojmë me koken tone antibiotikë pa u konsultuar me mjekun”, thotë Disha.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF