KreuBusull

Olta Gixhari “habit” produksionin: “Ma sillni burrin këtu, dua një vajzë”!

Olta Gixhari, shumë pak ka që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP2, por që tani e ka marrë malli për partnerin. Aktorja shprehu dëshirën që të ketë një vajzë. “Po vdes për një gocë po vdes. po po po, këtë kam ëndërruar gjithmonë”, tha ajo.

Tani është pjesë e shtëpisë që vëzhgohet 24 orë në 24, ajo u shpreh se do të donte që BBV t’i mundësojë një takim të fshehtë me bashkëshortin e saj pikërisht për këtë qëllim.“Si në burgje”, tha Olta, ndonëse është e ndërgjegjshme se këto takime jashtë kameras nuk lejohen në një format të tillë. E ngacmuar nga banorët e tjerë nëse mund të jetë aktualisht shtatzanë, u shpreh:

“Ishalla, s’është ndonjë cudi”.

Amos Zaharia: Hezitove pak ëë?

Olta Gixhari: Jo jo po mendoja dicka tjetër

Kejvina Kthella: Do të mbajmë kështu në duart

Amos Zaharia: Ne do jemi gjyshërit

Olta Gixhari: Po shumë mirë pra le të ma mundësojë BB një takim të fshehtë me burrin tim si bëhet nëpër burgje. Asgjë të keqe nuk ka meqë ju merrni përsipër të më mbani kështu në duar.

Olta ndër të tjera ka treguar dhe vuajtjet pas lindjes së parë.

“Kam vuajtur pafund me gjirin, po ta mbledh kam a s’kam një vit që rri. Në këtë një vit kam prap një vit që kam marrë veten se ka pirë vetëm gji deri 6 muajsh djali isha non stop me atë. Këtë vitin e fundit jam që kam marr cik veten e kam nis të ndez motorët”.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF