
Shkrimtari i ‘All I Want for Christmas Is You’ ka sulmuar së fundmi Mariah Carey. Ai ka deklaruar se ajo thjesht “nuk e kupton muzikën”.
Walter Afanasieff zbuloi gjatë podcast-it “Hot Takes & Deep Dives with Jess Rothschild“, se si ai dhe Carey bashkë-krijuan këngën menjëherë pasi bashkëpunuan në albumin e saj të vitit 1993 “Music Box”.
Afanasieff tha se të dy ishin fillimisht në të njëjtën faqe për këngën por rreth 10 vjet më parë, papritmas u tregua një “histori alternative”.
“Ajo filloi të thonte; ‘Oh, e shkrova atë këngë kur isha vajzë e vogël!’ Por pse nuk e the këtë për 12 ose 13 ose 15 vjet më parë? “Ajo nuk luan asgjë, nuk luan në tastierë apo piano. Mariah nuk e kupton muzikën, nuk di ndryshimet e akordit dhe teorinë e muzikës apo diçka të tillë, “pohoi ai.
“Kështu që të pretendosh se ajo shkroi një këngë shumë të komplikuar të strukturuar me akorde me gishtin e saj në një tastierë Casio kur ishte vajzë e vogël, është një përrallë,” shtoi ai në podcast. “Kam studiuar muzikë, kam diplomë për muzikë. Unë jam një orkestrues. Unë mësoj muzikë.”
Ky nuk është reagimi i parë që këngëtarja merr për këngën e saj hit. Andy Stone , ngriti një padi prej 20 milionë dollarësh kundër Carey dhe Afanasieff për shkelje të së drejtës së autorit. Ndërkohë, “All I Want for Christmas Is You” i Carey u publikua në 1994 dhe vazhdon të qëndrojë në krye të top-listave çdo sezon festash.



















