Edhe një herë, Festivali i Këngës në Radio Televisioni Shqiptar u pllakos nga debate të mëdha pas ndarjes së cmimeve. Edicioni i 61-të i festivalit në fjalë shpalli fituese Elsa Lilën me këngën “Evita”, të dytën Albina Kelmendin dhe familjen e saj për këngën “Duje” dhe në vendin e tretë grupin 2Farm me këngën “Atomike” – sipas jurisë së përbërë nga profesionistë. Ndërkohë, ishte vota e publikut që përcaktoi këngën përfaqësueses të Shqipërisë në “Eurovision 2023”, e cila u zgjodh të jetë kënga e vendit të dytë. Enrico Melozzi , dirigjenti i kenges se Elsa Lilës, e cila u rikthye pas 25 vitesh në këtë festival, reagoi përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale, duke ngritur shumë pikëpyetje mbi “Duje” dhe interpretuesit e saj.
“Elsa Lila triumfon në Festivalin e Këngës Rtsh me nje këngë fantastike, harmonikisht komplekse dhe të sofistikuar dhe ky është një lajm i mirë Për Shqipërinë. Por fatkeqësisht është një fitore e hidhur, sepse kam shumë dyshime se kush dhe si u shpärblye bileta e Eurovizionit. Pyes veten: a ështä e mundur qe nje artist të propozojë dhe te regjistrohet si solist, me një emer që botohet në të gjitha gazetat e botës, dhe pastaj të paraqitet si grup, qoftë edhe me një emer tjetër??
A ka mundësi qe ky grup të mos paraqitet ne prova dhe të zbulohet vetëm në para-gjenerale, madje duke shkaktuar probleme teknike pasi askush nuk dinte gje për praninë e një grupi vokal dhe nuk ishin siguruar mikrofonat e nevojshëm? A ka mundësi që grupi në fjalë t’i paguajë 5000 euro mikrofonat duke i sjellë nga shtëpia? A ështä e mundur të ketë një bis në skenen e nje konkursi sepse publiku (i ardhur nga Kosova në kurriz ti grupit vokal në fjalë!!!) duartroket dhe bërtet duke harruar cdo rregull të fairplay?
Të gjithe e dimë qe disa vite më pare një këngëtare u skualifikua për të përmendur thjesht refrenin, Për ti njejten arsye. por mbi të gjitha: a është e mundur qe Eurovizion t’u jepet atyre qe arrijnë te marrin më shumë karta telefonike për të votuar? A ka mundësi qe dyqani prani teatrit te japi 5 karta telefoni për të hedhur 15 vota, kush tregon se ka një biletë për në finale? Dhe shumë pyetje të tjera më vijnë nga thellësia e hidhërimit tim. Shpresoj se këtyre pyetjeve do t`upërgjigjet drejtësia qe do te hetoje kete fatkeqesi dhe qe lejoi të ndodhe e gjithë kjo, pa kontroll dhe respekt minimal Për karrierën e atyre qe në vend të kësaj luajtën duke respektuar te gjitha rregullat. duke demonstruar se arroganca dhe injoranca mbizotëronte mbi bukurinë dhe kulturën”, ka shkruar dirigjenti Melozzi.



















