Lajmi është ende “i nxehtë” e detaje ka pak: Gjithë cfarë dijmë, është se Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj e vulosën me një puthje publike lidhjen e tyre. Kimia në skenë duket u kthye dhe në kimi në jetë. Kryefjala.com thotë se pak kohë më parë se balerini ishte ndarë nga partnerja që kishte prej disa vitesh dhe ka krijuar lidhjen me këngëtaren.
Një kërkim i thjeshtë në internet “shpalos” pa shumë lodhje fotot e balerinit me ish-in e tij, një vajzë e bukur bjonde, të cilën mediat rozë ( me te drejte) e përshkruanin si një “kukull Barbie” të vërtetë.
Ditjona ishte prej mbi 7 vitesh e lidhur me kërcimtarin simpatik dhe postimet e tyre të shpeshta në rrjetet sociale, shoqëroheshin me dedikime të ëmbla, që bënin të mendohej se ishin mjaft të dashuruar.
E ndërkohë që ka ende ndjekës, të cilët mendojnë se ndoshta ajo puthje s`ka qenë e vërtete, por ishte për efekt performance, mbetet për t`u parë sesi do të shkojë kjo histori, e cila padyshim i ka bërë të gjithë mjaft kuriozë!



















