
Një ekip studiuesish nga 15 shtete të ndryshme kryen një studim të rëndësishëm mbi pabarazinë gjinore të pagave. Ky studim nxjerr në dritë shkaqe të reja krahasuar me studimet e mëparshme. Për krijimin e nje databaze te sakte, studimi bëri bashkë akademikë nga 15 shtete të botës, përfshirë këtu Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Slloveninë, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Izraelin. Studiuesit, thote DW, patën akses në një sasi të paprecedentë të dhënash, si të dhënat kontraktuale të punonjësve, të dhënat e sigurimeve shoqërore dhe taksave, si dhe statistika kombëtare. E hartuar brenda një periudhe 5-vjeçare, kjo databazë është tashmë një prej më të mirave dhe gjithanshmeve në llojin e saj.
Por, një nga gjetjet kryesore të këtij studimi të ri, kundërshton pikërisht këtë perceptim. Rezultoi se në 15 shtetet e përfshira, “hendeku brenda një profili pune” është përgjegjës për rreth 50% të hendekut të përgjithshëm. Që do të thotë se kur burrat dhe gratë bëjnë të njëjtën punë në të njëjtën industri ose për të njëjtën kompani, gratë janë sërish të paguara më pak. “Studimi i mëparshëm ka treguar se kjo pabarazi pagash zhduket kur merret në konsideratë vendi dhe profili i punës” – thotë Sabanci. “Por ky studim është kryer në vitin 1990.Tashme, gjejme nje pabarazi te madhe edhe brenda te njejtit vend pune.
Studiuesit thonë se faktet e reja që vërtetojnë pabarazinë brenda së njëjtës punë nënkuptojnë që politikëbërësit duhen të gjejnë zgjidhje, si dhe të kuptojnë e adresojnë njëherë e mirë atë që dihej prej shumë kohësh, që edhe grave duhet t’u jepen pozicione të mirëpaguara pune. “Kjo nënkupton që ka diçka për t’u zgjidhur siç duhet në vendin e punës” – thekson Sabanci. “Duhet të sigurojmë paga të barabarta për punë të barabartë, shtuar këtu faktin që duhet të sigurojmë gratë që do të jenë të mirëpërfaqësuara edhe në punët që paguhen shumë mirë. Këto arrihen duke i luftuar këto probleme strukturore”. “Sugjerimi ynë është që politikëbërësit duhet të prezantojnë politika që përqendrohen në pagën e barabartë për punë të barabartë dhe politika që synojnë punësimin, promovimin dhe proceset e tjera të përzgjedhjes, problemet më strukturore. Këto janë jetike për të trajtuar pabarazinë gjinore në tregjet e punës” – thotë ai.



















