Na kanë mbetur pak ditë nga mbyllja e 2022. Dhe në këto ditë festive të rejat nga bota e showbiz kanë qenë të shumta. Java që lamë pas na kishte rezervuat lajme që nuk i prisnim nga VIP-at shqiptarë dhe të huaj. Disa nga këto tërhoqën vëmendjen e të gjithëve dhe u kthyen në kryefjalën e diskutimeve në rrjet. Nëse për një arsye ju i keni humbur, po u rikujtojmë se cilat ishin lajmet më pikante të javës…
Vajza e Ilir Shaqirit protagoniste në një serial në Netflix dhe aktore në një film italo-shqiptar!
E hëna nis me spektaklin më të ndjekur të kërcimit “Dance Albania” i cili kishte rezervuar një gjysme finale fantastike.
Një nga të ftuarit special në këtë gjysmëfinale ishte vajza e balerinit të njohur, anëtar jurie në “Dance Albania”, Ilir Shaqirit, Emily Shaqiri.
Teksa i shprehu dashurinë të atit dhe tha fjalët më të bukura për Shqipërinë, ajo zbuloi se shumë shpejt do të jetë protagoniste e një seriali në Netflix dhe se do të aktrojë po ashtu në një film italo-shqiptar. “Më pëlqen të kërcej, këndoj, por po përqendrohem te aktrimi, do të jem protagoniste e një seriali në Netflix dhe do luaj në një film italo-shqiptar”, Emily Shaqiri.
S’u ftua në “Festivalin Këngës”, Ronela Hajati e revoltuar: Drejtim mediokër, s’ka fjalor që mund t’i përshtatet neverisë
Ronela Hajati e revoltuar zbulon se nuk ishte e ftuar për të performuar këngën fituese siç duhet, teksa e cilëson drejtimin e Festivalit mediokër e të vogël me veprime skuthe duke mos e përfshirë këngëtaren as në siglat e festivalit.
Bojken Lako konfirmon për herë të parë lidhjen e re!
Prej disa ditësh, në mediat rozë po qarkullon lajmi që kantautori Bojken Lako ka nisur një lidhje të re me një vajzë bionde. Fillimisht, qarkulluan disa foto, mirëpo konfirmimi erdhi nga ish-partnerja e tij, Semi Jaupaj në një emision. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Bojkeni ka pranuar për herë të parë se është në një marrëdhënie, por që nuk i pëlqen të flasë për jetën private.
Elsa Lila rikthehet në Festival pas 25 vitesh me një këngë për të bijën!
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur Elsa Lila është rikthyer pas 25 vjetësh në skenën e “Festivalit të Këngës” në Radio Televizionin Shqiptar. Këngëtarja zgjodhi që në këtë rikthim të vijë pranë publikut me një këngë që i dedikohet së bijës dhe mban emrin e saj Evita.
Edhe pse me 39 temperaturë, Manjola Nallbani ndez skenën e “Festivalit të Këngës”!
Diva e muzikës shqiptare Manjola Nallbani ka konkurruar mbrëmjen e kësaj të marte në edicionin e 61 të “Festivalit të Këngës” në Radio Televizionin Shqiptar. Kënga me të cilën artistja merr pjesë në garë titullohet “Duaj”.
Në një gjendje jo të mirë shëndetësore, me 39 temperaturë, këngëtarja arriti të ndezë skenën e Festivalit më këngën dhe zërin e saj brilant, duke vërtetuar edhe një herë se çfarë do të thotë të jesh një artiste e vërtetë.
Georgina Rodriguez i thotë të gjitha: Nga dashuria me shikim të parë me Ronaldon te viti më i vështirë se humbën djalin
Georgina Rodríguez ka folur si rrallë herë në një intervistë të fundit për partnerin e Cristiano Ronaldos dhe të gjitha çështjet rreth personalitetit të saj. Ajo madje diskutoi edhe vdekjen e djalit të saj, gjë që e bëri vitin 2022 një kohë kaq të vështirë për familjen e tyre.Modelja 28-vjeçare ka dy fëmijë me Ronaldon dhe do të lindte binjakë në prill, por njëri prej tyre, një djalë, vdiq në lindje.
Fifi konfirmon shtatzëninë: Jam duke rritur diçka shumë të shenjtë brenda meje!
Pas shumë aludimesh në mediat sociale se Fifi është shtatzënë, më në fund këngëtarja ka konfirmuar lajmin e ëmbël dhe ‘PO’ ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë. Fifi zgjodhi natën e tretë të “Festivalit të Këngës”, ku ajo konkurron me këngën “Stop”, për të ndarë me gjithë publikun këtë moment të rëndësishëm të jetës së saj.
Elsa Lila fiton “Festivalin e Këngës”, ndërsa Albina Kelmendi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision
Këtë të enjte në Pallatin e Kongreseve u mbajt nata finale e edicionit të 61 të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Në fund të kësaj finale të madhe ishte Elsa Lila ajo që arriti të triumfojë duke rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit me këngën ”Evita”, një këngë që ajo ja dedikonte vajzës së saj.
Elhaida Dani dhe Lediani konfirmojnë historinë e dashurisë!
Këngëtarja e njohur Elhaida Dani dhe balerini Lediani konfirmuan historinë e tyre të dashurisë gjatë gjysmëfinales së “Dance With the Stars”. Ata shprehen hapur dashurinë për njëri-tjetrin, ku nuk munguan as puthjet mes tyre.
Eni Koçi dhe Genci publikojnë kartolinën familjare! Zbulojnë portretin e vajzës!
Këngëtarja e njohur Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj pak javë më parë u bënë prindër të një vajze, të cilin e pagëzuan emrin Adea. Në prag të Krishtlindjes këngëtarja ka zgjedhur të zbulojë portretin e saj bijës, teksa ka uruar të gjithë ndjekësit në rrjetin e saj social Instagram.



















