
Mbrëmë startoi programi Big Brother VIP Albania, duke bërë banorë të një shtëpie disa personazhe të njohur të televizionit në Shqipëri.
Ky edicion u vu re se dominonin vajzat, që nga modele e deri tek ish-konkurente të emisionit ‘Përputhen’, mirëpo nuk munguan edhe figura të njohura të artit përfshirë Olta Gixhari e cila hyri e para në shtëpi.
Këto janë të gjithë emrat e personazheve që u bënë pjesë mbrëmjen e djeshme në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.
Olta Gixhari, Kiara Tito, Dea Mishel, Ariana, Gent Hazizi, Armaldo Kllogjeri, Kejvina Kthella, Efi dhe Mikela, Herion Mustafaraj, Ronaldo Sharka, Krist Dragoti, Amos Zaharia, Luis Ejlli, Zhaklina Gjolla, Tea Trifoni.



















