Pushimet dimërore janë padyshim të preferuarat e të gjithëve. Jo vetëm për shkëputjen nga rutina e punës por dhe atmosfera e festave i bën ato edhe më të veçanta. Destinacionet me dëborë janë përgjithësisht zgjedhjet më të shpeshta dhe duhet thënë ato që shijohen më shumë.
Të tilla destinacione kanë qenë edhe zgjedhje e VIP-ave këtë vit. Mes tyre fundjavën që lamë pas e shijoji edhe familja Mamaqi të cilët zgjodhën si destinacion Italinë. Mes borës në malet e Italisë nuk mund të mungonin as “çmenduritë” e Ermal Mamaqit i cili guxoi që nga temperatura me 90 gradë e saunës të dilte dhe të zhytej në dëborë me bikini së bashku me dy fëmijët.
Një sfidë që pas Ermalit guxoi edhe blogerja e famshme italiane Chiara Ferragni me partnerin e saj këngëtarin, Fedez. Ata kanë pozuar bashkë mes dëborës veshur vetëm me të brendshme.
Chiara pas fotos ka postuar edhe një video në rrjetin e saj social duke e shoqëruar me disa të qeshura.
Video që Ermalit për fat të keq ju fshi nga Instagram dhe nuk kemi mundësinë ta rishohim. Kujtojmë që ky udhëtim i familjes Mamaqi ishte i mbushur me ndodhi të cilat ata vendosën t’i ndajnë me ndjeksit në Insta Story.
Një ngatërresë e Amit për orarin e kthimit ku në vend të orës 10:00 të mëngjesit (kur duhet të ktheheshin për Shqipëri ) ata shkuan në aeroport 12 orë më përpara, pra në 20:00 të mbrëmjes. Një ngatërresë që i bëri ata të gjenin edhe njëherë një hotel tjetër për të kaluar natën.
Kur e mendon dukej pak sfilitëse por Ermali dhe batutat e tij e kthyen në një situatë shumë argëtuese për të gjithë ndjekësit. Një aventurë që përfundoi për të kapur në kohë provat gjenerale të finales së madhe të “Dance Albania” e cila mbahet sonte në Tv Klan.



















