KreuBusull

Klaudia Pepa, lëvdata për Cindyn: Personazhi i veçantë i 7 edicioneve!

Klaudia Pepa, lëvdata për Cindyn: Personazhi i veçantë i 7

Cindy Marina është një prej tre finalisteve të Dance Albania në Tv Klan, një rrugëtim në të cilin modelja bukuroshe spikati që në fillim duke rrëmbyer “zemrat” e jurisë dhe të publikut. Klaudia Pepa e tregoi me komentet e saj të fundit vlerësimin e sinqertë për Cindyn, të cilën, balerina e njohur e cilësoi si një ndër “personazhet më të veçanta që ka pasur ky talent shoë ndër vite”.

Lëvdatat për Cindyn nuk i kursyen as anëtaret e tjerë të jurisë, Ilir Shaqiri dhe Ermal Mamaqi.

Dion: Është bërë një punë shumë e bukur, shumë e mirë, jam shumë i lumtur që Cindy ka prekur finalen. Kemi bërë gjëra që unë ndër vite si profesionistë nuk i kam bërë, por kemi punuar fort. Merita pafund Cindyt.

Ermal Mamaqi: Mendoj që Cindy ka përfituar një profesin tjetër nëse do quyhej ëkshtu.

Klaudia: 7 edicione të Dance, në të gjithë këto edicione që kanë kaluar shumë personazhe unë do thoja që Cindy është shumë e veçantë.

Ilir Shaqiri: Ka një elegancë kjo vajzë dhe mendoj që ky çift do kërcente në çdo skenë të një teatri sepse dhurojnë emocion të veçantë.

Cindy: Vlerësimi që kam marrë gjithë këto javë për mua vlejnë shumë.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF