Burime për Bordo pohojnë se Kiara Tito ka dalë nga shtëpia e Big Brother VIP pas dëmtimit gjatë rrëzimit, që e ka lënë me dhimbje të mëdha. Moderatorja është dërguar më urgjencë në spitalin Hygeia ku do t`i bëhen qetësues, e do t`i nënshtrohet disa ekzaminimeve.
Pak më parë, Kiara pësoi incident brenda shtëpisë së BBVA, mjaftueshëm serioz sa për të thirrur ambulancën. Ajo ka qenë duke luajtur me karrigen, kur papritur është shembur në tokë dhe ka shpërthyer në lot. Banorët janë lajmëruar menjëherë që të mos e lëvizin nga vendi moderatoren, ndërsa ambulanca dhe ekipi me mjekë ishin njoftuar dhe po shkonin drejt shtëpisë për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.
“Kam dhimbje muskulare. Ju betohem, nuk tallem! Kam shumë dhimbje!” tha moderatorja e përlotur, ndërsa Tea, Mikela i qëndrojnë pranë dhe Luizi mori një jastëk për t’ia vendosur.
Herën e fundit që ata dy folën me njëri-tjetrin, biseda ishte plot tone të ashpra. Luizi kërkoi që t`ia shpjegonte situatën e tij dhe i kërkoi falje, por moderatorja iu kthyer keq duke e quajtur “gënjeshtar”, “mashtrues” dhe “mashkull të dobët”, madje në fund i tha “m`u hiq sysh.”